Napoli ka marrë një fitore bindëse mbrëmjen e djeshme me rezultatin 5-1 përballë Empolit. Heroi i takimit ka qenë padyshim Mertens i cili realizoi tripletë. Megjithatë ajo që bie në sy është se Hysaj është rikthyer me një paraqitje pozitive duke mos shfaqur asnjë luhatje.

Pas ndeshjes, Hysaj është vlerësuar me notën 6 dhe sipas medias italiane ka bërë një paraqitje bindëse, ndonëse luajti në krahun e majtë. “Luajti i përqendruar dhe me këmbënguljen e duhur për të bërë mirë në të dyja fazat”, shkruante dje “Corriere dello Sport”.

Diçka e çuditshme ajo qe po ndodh me Hysajn ne fakt. Mjafton nje apo dy paraqitje te dobeta te tij dhe sulmet jane te shumta. Duke harruar ndoshta se kemi te bejme me nje futbollistet me stabel ne ekipin e Napolit ne keto sezonet e fundit.

Dhe te mos harrojme qe edhe mbreme mbrojtesi shkodran nuk luajti ne pozicionin e tij te preferuar ne krahun e djathte por ne ate te majtin dhe serish mori vleresime pozitive.