Tridhjetë e tri vite më pas nga hera e fundit, Napoli shton një trofe kampioni në muzeun e vet, por edhe emrin e një presidenti fitues.

Aurelio de Laurentis është arkitekti i këtij suksesi. Në 2004-ën e mori klubin nga Seria C, ku u degdis për shkak të falimentimit, dhe në më pak se dy dekada e ngjiti në Olimpin e futbollit italian.

Në pritje të këtij suksesi, tri Kupa Italie dhe një Superkupë italiane, por edhe shumë kampionë që kanë kaluar në “San Paolo”, që tashmë quhet “Maradona”.

Suksesi i kushtohet një qyteti, por edhe skuadrës, me presidentin De Laurentis që gëzimin e tij ia ka besuar një postimi të thjeshtë në “Twitter”, ku shkruante: “Një gëzim i jashtëzakonshëm. Forca Napoli gjithmonë dhe përgjithmonë”.