esë javë përpara fundit të gjithë ekipet janë me “laps e me letër” në duar, të gjithë në lojë për objektivat sezonal. Ernest Gjoka, tekniku i mirënjohur, në një intervistë për “News24” në emisionin Sport News të moderuar nga Trevisa Tufa, analizoi këtë sezon, garën për titull, ku shprehet se asgjë nuk ka përfunduar, pavarësisht se 5 pikë janë një bonus i madh.

Gjoka vlerësoi punën e bërë nga Orges Shehi ku në këndvështrimin e tij është pikërisht Shehi ai që ka bërë diferencën në raport me Partizanin, me trajnerin Colella. Tekniku kryeqytetas u shpreh i zhgënjyer nga sezonin i Vllaznisë dhe mbi të gjitha nga Kukësi.

“Vllaznia mund të ishte një nga ekipet për kampion. Duke parë cilësinë që ka, mendova që do kishte prioritet më të madh. Kujtojmë që Partizani dhe Tirana shfrytëzuan lojtarë për t’i shitur. Mendova se Vllaznisë i kishte ardhur momenti për të bërë hapin e madh. Ndaj Egnatias, pash një skuadër që donte të fitonte, pash një ekip që donte të shënonte, por harroi që duhet edhe mbrojtja.

Nuk është çështja e humbjes së thellë apo jo. Mirelin mund ta kishin lënë deri në fund për të parë nëse do arrinte objektivat apo jo. Mireli, me eksperiencën që ka, mund të bënte që ekipi të ishte ende në garë apo jo.

Kukësi? Për hir të së vërtetës, Kukësi ka dhënë shumë për një dekadë. Presidenti i Kukësit ka harxhuar jo vetëm nga ana monetare, por edhe shpirtërore. Nuk e kuptoj këtë situatë. Safeti e ndjen skuadrën, ndoshta tani nuk ka kohë. Ri-organizimi i këtij viti mund të ketë qenë gabim. Të shkosh te Kukësi është si të shkosh te Tirana apo Partizani.

Mbijetesa? Ky është një problem i madh. Duke parë situatën, kujtojmë që Teuta u shpall kampione para dy vitesh, Kukësi gjithmonë kërkon të jetë mes vendeve të para, kjo mund të vështirësojë shumë garën.

Titulli? Situata është problematike pasi skuadrat kanë luhatje. Kam parë që Partizani ishte i shkëputur, Tirana tani është +5 pikë. Tirana ka disa ndeshje të forta përpara. Janë ndeshje që skuadrat do luftojnë edhe për mbijetesë, edhe për Europë. Kjo e bën të paparashikueshëm këtë kampionat.