Pasi sezonin e kaluar e humbi titullin vetëm në javët e fundit, këtë sezon Napoli kla dështuar në garën për të rivalizuar me Juventusin duke qenë se nuk po kalon një moment të mirë megjithëse renditet në vendin e dytë në kampionat.

Ambicia e Aurelio De Laurentisit për të fituar një titull kampion, mund ta detyrojë presidentin që në verë të bëjë shpenzime kolosale për të riformatuar skuadrën.

Kështu, pas largimit të Hamshik, mund të ketë edhe shumë largime të tjera ku sirena kineze bien edhe për belgun Dries Mertens. Ofertat nga Kina nuk kanë munguar për Mertens dhe shumë shpejt, mund të zyrtarizohet edhe largimi i tij duke qenë se vetë klubi i Napolitm, po përfiton shuma të konsiderueshme nga shitja e tyre në Kinë.

“Mattino” raporton se një tjetër largim në verë është edhe shkodrani Elseid Hysaj i cili ka humbur terren te Napoli dhe francezi Malkuit është i preferuari i Ançelotit.

Në kushte të tilla, klubet e interesuara për Hysajn mund të nisin në verë bisedime konkrete për të duke qenë se Napoli është i gatshëm ta shesë, por sërish pretendohet shlyerja e klauzolës që është 50 milionë euro, ose një shumë afërsisht sa klauzola (për klubet italiane nuk ekziston klauzola). /VipSport/