Eldorjan Hamiti, gjyqtari i Kategorisë Superiore, është caktuar përsëri të drejtojë ndeshje në arenën ndërkombëtare nga UEFA. Gjyqtari i cili drejtoi në dy turet paraardhëse të kompeticioneve, tashmë është caktuar në një ndeshje tjetër nga UEFA.

Pas Karabak-Linkoln Red Imps në Ligën e Kampioneve dhe Sepsi-CSKA Sofje në Ligën e Konferencës, Hamiti është caktuar të drejtojë ndeshjen në Maltë mes Hamrun vendas dhe Ferencvarosh, po në Ligën e Konferencës.

Asistentë të kryesorit që mban stemën e FIFA-s do të jenë Rejdi Vado dhe Rejdi Zaimi, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar Andi Koçi.

Edhe Juxhin Xhaja është përfshirë në turet e mëparshme në ndeshjet e kompeticioneve të UEFA-s, ndërsa deri tani, i vetmi gjyqtar ndërkombëtar shqiptar që nuk ka drejtuar gjatë kësaj vere është Enea Jorgji.