Skënderbeu po stërvitet në Durrës për ndeshjen me Vllazninë, e vlefshme për vendin e 3-të të kampionatit.

Për bardhekuqtë nuk ka ndonjë vlerë kjo ndeshje dhe nuk ka ndonjë angazhim maksimal. Duke qenë një ndeshje formale, të premten trajneri Ivan Gvozdenoviç mund të bëjë rotacion, duke aktivizuar lojtarë që kanë pasur më pak minuta në kampionat.

“Bërthama” e grupit Ndryshimet do të ruhet, por mund të ketë 3-4 ndryshime. Nderkohe pritet te shohim se si do te vleresohet kjo ndeshje edhe tek Vllaznia, por me shume mundesi edhe kuqeblute do te bejne ndryshime ne formacion.

Sfida e se premtes nuk ka asnje lloj rendesie per asnjerin prej ekipeve dhe si rrjedhoje pritet te mos dhuroje shume emocione, nderkohe qe edhe tribunat e stadiumit “Air Albania” mendohet te jene te boshatisura sepse tifozerite e te dy ekipeve nuk po shfaqin asnje interes per te.