Lacio-Milan ishte padiskutim ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave në Serie A dhe të dyja skuadrat synon fitoren. Përveç rëndësisë së takimit, për Fraçesko Açerbin, kjo sfidë ka qenë shumë e veçantë.

Kjo pasi mbrojtësi i Lacios startoi sfidën e tij të 139-të si titullar në Serie A. Për më tepër, të gjitha këto ndeshje kanë qenë pa ndërprerje, duke bërë që Açerbi të jetë lojtari më konsistent i të gjitha kohërave në kampionatin italian.

E sikur të mos mjaftonte ky rekord, Açerbi vendosi dhe një rekord tjetër, pasi ka luajtur përgjatë gjithë 90 minutave në të gjitha 139 ndeshjet që ka luajtur si titullar në Serie A./vipsport/