Vllaznia e pret me shume interes sfiden e rradhes, ndaj skuadres qe kryeson aktualisht kampionatin, Partizanin, sfide e cila eshte caktuar te luhet te premten ne ora 17.45 ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres.
Duke e konsideruar nje takim shume te rendesishem, klubi kuqeblu ka vendosur qe ta filloje shitjen e biletave qe diten e sotme dhe kjo behet e ditur permes njoftimit te shperndare nga vete ai.
NJOFTIM
KF Vllaznia bën të ditur se nga dita e sotme do të nisë shitja e biletave për supersfidën Vllaznia- Partizani, e vlefshme për javën e shtatë të “Abisnet Superiore”. Ndeshja do të luhet në Shkodër, ditën e premte, dt. 07 Tetor 2022 ,ora 17.45 në stadiumin “Loro Boriçi”.
Oraret e shitjes së biletave tek biletaria e stadiumit, për këtë takim janë:
– E mërkure, dt. 05 tetor 2022, Ora 10.00 – 19.00
– E enjte, dt. 06 tetor 2022, Ora 10.00 – 19.00
– E premte, dt. 07 tetor 2022, Ora 10.00 – 18.00
Gjithashtu, për tifozët që duan të blejnë bileta në tribunat VIP, A dhe B, ditën e ndeshjes, do funksionojë edhe një pikë shitje shtesë, para hyrjes kryesore të stadiumit.
Ju njoftojmë se për këtë sezon, përpos pikës së zakonshme në sportelet pranë stadiumit, biletat do të shiten edhe:
Në Shkodër:
– Tek dyqani UNIVERSAL në adresën: Rruga Qemal Draçini, Tek Pallati “Exalco”
– Tek Market VLLAZNIA, në adresën: Tek kryqëzimi i Stacionit të Trenit, përballë Karburant Bolv-Oil.
Në Koplik:
– Tek VODAFONE SHOP,në Qendër të qytetit të Koplikut.
Në këto pika biletat do të shiten që nga dita e sotme, dt. 03 Tetor 2022 deri ditën e ndeshjes.
Ejae dhe ti!
Forca Vllaznia!