Një nga lojtarët që shqetësoi stafin pas takimit ndaj Teutës ishte mbrojtësi i majtë, Esin Hakaj.Ai është larguar nga fusha pas një dëmtimi në këmbën e djathtë.

Pas ekzaminimeve të bëra mësohet se dëmtimi i tij nuk është shumë shqetësues.Bëhet fjalë për një kontraktim dhe lojtari pritet që dy seancat e para të jetë pushim e më pas t’i kthehet punës.

“Panorama Sport” mëson se më probematik është dëmtimi i boshjakut Elvedin Heriç, i cili ka pësuar një tërheqje muskulore dhe pritet të mungojë të paktën 2 javë.

Ndërkohë, vijon terapinë intensive mesfushori shkatërrues, Lorik Boshnjaku, i cili u dëmtua tri javë më parë.

Shpresat për rikthimin e tij janë të mëdha, ndërsa e kundërta mund të thuhet për Liridon Latifin, i cili ka gjasa të qëndrojë edhe dy javë jashtë fushave.

Sulmuesi i krahut, që prej dëmtimit në javën e dytë ndaj Kukësit, nuk është aktivizuar më, duke i hapur jo pak punë trajnerit Josa.