Ka përfunduar dhe ndeshja e dytë e gjysmëfinales për Kupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, mes Teutës dhe Vllaznisë e zhvilluar në sallën sportive “Feti Borova”.

Kuqeblutë kanë arritur të marrin një fitore emocionuese ku kanë përmbysur rezultatin në fund të ndeshjes. 80-83 ka qenë rezultati përfundimtar i sfidës mes Teutës dhe Vllaznisë.  

Ndeshja nisi më mirë për ekipin e Teutës të cilët arritën që të merrnin avantazhin në periodën e parë, e cila u mbyll 25-18 në favor të tyre. Durrsakët vazhduan paraqitjen pozitive dhe vazhduan të mbanin kryesimin edhe në periodën e dytë, të cilën e mbyllën me rezultatin 49-37. Ndërsa rezultati do të thellohej akoma dhe më shumë në periodën e tretë 73-52.

 Në momentin ku çdogjë duket se kishte përfunduar dhe tashmë finalistja do të ishte Teuta, Vllaznia zgjohet në fundin e ndeshjes dhë luan sa për të gjithë lojën.

Në një mënyrë fantastike dhe emocionuese kuqeblutë kanë përmbysur diferencën prej gati 20 pikësh dhe në fund kanë marrë një fitore të madhe. Me vetëm 3 pikë më shumë, Vllaznia arriti të kalonte në finale ku do të ndeshet me Goga Basket./newsport/