Derbi ndez sot kryeqytetin me një sfidë që përjetohet nga tifozeritë e të dy skuadrave.

Tirana dhe Partizani kanë një betejë mes tyre në “Air Albania”, ashtu siç është një betejë edhe për tiozeritë e të dy skuadrave.

Këto të dy fundit janë përgatitur për ndeshjen dhe sidomos ultrasit, kanë bërë gjithçka gati për të qenë sa më të zëshëm në këtë duel.

Por sfida mes ultrasve ka nisur që para ndeshjes.

Rreth dy orë para fillimit të saj, ultrasit kanë nisur marshimin drejt stadiumit, si zakonisht me koret e tyre, pavarësisht kushteve atmosferike pak të përshtatshme në pasditen e sotme.