Trajneri i Tiranës në basketboll, Erkand Karaj, ka shfaqur keqardhjen e tij për gjendjen e Vllaznisë në basketboll për meshkuj. Tekniku kryeqytetas tha se shpreson që ekipi shkodran të mos bjerë nga Kategoria dhe gjërat të ndryshojnë për ta.

Karaj u shpreh se ekipi i Vllaznisë në basketboll nuk mund të lihet në këtë deregje, ndërsa theksoi se të gjitha skuadrat e Shqipërisë janë mësuar që Shkodra t’i furnizojë me gjithnjë me basketbollistë.

“Për mua është për të ardhur keq gjendja e Vllaznisë. Unë shpresoj që të mos bjerë nga Kategoria, shpresoj që gjërat të ndryshojnë për Vllazninë, sepse në një situatë të vështirë ka kaluar edhe Tirana, jo në këtë fazë siç të paktën pashë Vllazninë, por afërsisht të tillë.

Megjithatë, shpresoj që edhe ju si media, të bëni pak jehonë po themi, sepse nuk mund të lihet ekipi i Vllaznisë në këtë deregje, të paktën siç e pashë unë, sepse ne jemi mësuar që Shkodra të furnizojë gjithë ekipet e Shqipërisë me basketbollistë po themi.

Mos të ketë basketbollistë për veten e saj është goxha keqardhje. Kjo është edhe ajo që të vjen keq, që Vllaznia e traditës të jetë në këtë gjendje, edhe si nivel loje, edhe si nivel ekipi, por edhe si nivel shikueshmërie.

Realisht, është për të ardhur keq. Kështu që, gjërat shpresoj të ndryshojnë për Vllazninë, sepse e kam kaluar edhe vetë me Tiranën pak a shumë një vështirësi të tillë”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Tiranës në basketboll për meshkuj, Erkand Karaj.
Maringlen ZHIVANI