Dita e sotme ka rezervuar një ndeshje relativisht të vështirë për Djelmninë Shkodrane në kampionatin e Kategorisë së Parë të moshave U-17, për llogari të javës së tetë.

Kështu, bëhet fjalë për ndeshjen ndaj Akademisë së Futbollit Elbasani U-17, e cila renditet në vendin e tretë. Ata kanë arritur të grumbullojnë tre pikë më shumë se Djelmnia Shkodrane deri më tani, e cila ka 11 të tilla. Kjo përballje do të luhet ditën e sotme, duke filluar nga ora 12:00.

17-vjeçarët e Djelmnisë, të drejtuar nga trajneri Arbër Shytani, kanë arritur të marrin tre fitore, dy barazime dhe një humbje në gjashtë ndeshje të luajtura deri më tani, teksa ditën e sotme do të synohet një tjetër trepikësh për ta mbajtur Djelmninë Shkodrane U-17 në ekipet e kreut dhe për të parakaluar Akademinë e Futbollit Elbasani, duke marrë në konsideratë se ata janë një rival direkt i tyre.

Kjo ndeshje pritet të jetë mjaft interesante në fushën e lojës dhe poashtu, edhe një përballje që mund të prodhojë mjaft rivalitet gjatë 90-minutëshit. Megjithatë, padyshim që te Djelmnia Shkodrane do të futen në fushë, me objektivin e vetëm për ta fituar këtë ndeshje dhe për të vijuar rezultatet pozitive, falë edhe punës së mirë që po bën trajneri Arbër Shytani me këtë skuadër.

Takimi në fjalë i 17-vjeçarëve, Djelmnia Shkodrane-Akademia e Futbollit Elbasani është planifikuar të luhet ditën e sotme në orën 12:00 në fushën e kompleksit “Zmijani” në Shkodër.
Maringlen ZHIVANI