Trajneri i Nantes ka hapur polemika në Francë me vendimin për të përjashtuar nga ekipi Jaouen Hadjam-in.

Kombouare i ka kërkuar futbollistin e tij të konsumojë drekën së bashku me grupin, por algjeriani ka refuzuar për shkak se nuk dëshiron të thyejë agjërimin.

Trajneri i klubit të Ligue 1 nuk e ka pëlqyer vendimin e Hadjam-it dhe ka vendosur të përjashtojë nga ekipi deri në momentin që do të përfundojë muaji i shenjtë i Ramazanit.

“Nuk ka polemika. Nuk është një sanksion. Unë jam një trajner, këto janë rregullat e jetës. Ata që nuk e respektojnë këtë, nuk mund të grumbullohen.

Nuk ka asnjë problem me Hadjam-in. Sapo të ketë përfunduar Ramazanin, ai do të riintegrohet me grupin“, ka deklaruar Antoine Kombouare.