FSHF mbajti një mbledhje ditën e djeshme me drejtorët sportiv të 10 klubeve të Superiores ku u diskutua për ndryshimin e formatit të kampionatit. U propozuan 4 opsione të mundshme, zbulon shtypi i shkruar, të cilat do të vihen në zbatim për sezonin 2024-2025.

Opsioni 1 – Final 4

4 ekipet e renditura të parat pas fundit të kampionatit do të zhvillojnë një fazë ‘Play-Off’ të quajtur FINAL 4 për të përcaktuar ekipin kampion.

Opsioni 2 – Turne të rinj

-Krijimi i një turneu të ri që do të ngjallte një interes të madh të fansave dhe tek ekipet gjithashtu duke rivalizuar për trofe të rinj.
-Zgjerimi i Superkupës në 4 ekipe ku u shtohen edhe 2 të parat në kampionat.
Premiership final 4 me 4 ekipet e para që garojnë me njëri-tjetrin brenda javës në stadiumin “Air Albania”.
-League Cup ku 6 ekipet e para kualifikohen në cerekfinale ndërsa ekipet nga vendi 7-10 luajnë raund paraprak për kualifikim.

Opsioni 3 – Rritja e numrit të ekipeve

Rritja e numrit të ekipeve pjesëmarrrëse në kampionat duke u shtuar në 12 ekipe.

Opsioni 4 – Ndryshimi i formatit të kampionatit

Vazhdimi me 10 ekipe. Renditja ndahet në 2 raunde me sistemin robin, 90 ndeshje në total.
5 ekipet e para shkojnë në Grupin e Kampionatit dhe 5 të fundit te Grupi i Mbijetesës.