Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe do të ishte në favor të një kalimi tek Arsenal nëse do të transferohej në Angli.

Me më pak se një vit deri në fundin e kontratës së tij me PSG-në, presidenti Nasser Al-Khelaifi ka njoftuar se Mbappe do të shitet këtë verë nëse nuk nënshkruan një kontratë të re.

Real Madridi është favorit për të marrë kampionin e Francës, ndërsa Liverpooli është përmendur gjithashtu si një destinacion i mundshëm.

Por, sipas Independent, nëse Mbappe do të transferohej në Premier League, ai mund të favorizojë një lëvizje tek Arsenal.

Mbappe ka mbetur i impresionuar nga trajneri i Topçinjve, Mikel Arteta dhe puna në merkato e drejtorit teknik Edu.

PSG po kërkon 200 milionë euro për të shitur Mbappe, që ka shumë mundësi jetë një shumë e papërballueshme për Arsenal-in.