Ka pësuar ndryshim axhenda e javës së 28-të e Kategorisë Superiore, e cila përkon me javën e parë të fazës së fundit të kampionatit.

Kategoria Superiore do të zhvillohet në tre ditë, të shtunë, të dielë dhe të hënë.

Të shtunën do të luhen dy ndeshje në orën 16:45, Vllaznia-Laçi në stadiumin “Loro Boriçi dhe Partizani-Teuta në stadiumin “Elbasan Arena”.

Të dielën do të luhen dy takime: Në orën 13:45, në stadiumin e qytetit të Kamzës do të zhvillohet sfida Kukësi-Egnatia dhe në orën 16:45 do të luhet në Korçë takimi Skënderbeu-Tirana.

Dueli Dinamo-Kastrioti që ishte parashikuar të zhvillohej të shtunën në orën 13:45, tani kjo ndeshje do të luhet të hënën në orën 16:45 në stadiumin “Elbasan Arena”.