Klubet në Itali kanë nisur stërvitjet individuale prej dy javësh. Duke filluar që nga dita e nesërme skuadrat do të kenë mundësi të stërviten në grup pas miratimit nga Qeveria italiane.

Ditën e sotme është gjendur edhe marrëveshje përsa I përketë protokollit të ri që skuadrat duhet të ndjekin.

Në rast se një lojtar rezulton pozitiv, ekipi do të vazhdojë stërviten, ndërsa ai që preket nga Covid-19 do të qendrojë në karantinë derisa të shërohet, ndryshe nga se ishte folur më parë kur duhej të karantinohej gjithë skuadra.

Pas shumë debateve përsa I përketë protokollit më në fund është gjetur marrëveshje dhe në 28 maj do të merret përfundimi zyrtar.

Qeveria do të ndjek me kujdes kurbën e infeksionit dhe nëse raste nuk shtohen pritet të jap miratimin e saj për rikthimin e Serie A./newsport/