Të dielën, Dinamo do të luajë kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë së Parë. Ky takim do të zhvillohet në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmës.

Ndërkohë në kryeqytet, tifozët dinamovitë kanë nisur nga përgatitjet dhe përmes një postimi në rrjetet sociale bëjnë me dije që po merren masat e duhura për mbarëvajtjen e takimit.

“Do vazhdojmë përgatitjet për ndeshjen e së Dielës. Tifozeria po merr masa për afrimin e Dinamovitëve në stadium, po ashtu jemi në bashkëpunim me instancat drejtuese të klubit duke punuar për mbarëvajtjen e ndeshjes.

Si grupim, garantojmë sigurinë në shkallët e stadiumit ditën e ndeshjes dhe mikpritjen e tifozerise mike! Gjithashtu, të dielën garantojmë spektakël! Bëjmë me dije se pas një diskutimi, klubi na ka garantuar hyrjen FALAS për të gjithë tifozët blu!

Media po na bojkoton gjatë kësaj jave ndaj ju ftojmë të shpërndani këtë njoftim. Të Dielën ju presim në Pezë, Të Gjithë Sëbashku! Ta kthejmë në festë! Forca DINAMO”, shkruhet në njoftimin e tifozëve dinamovitë.

Kujtojmë që Vllaznia vjen në kryeqytet si kryesuese, ndërsa Dinamo ndodhet në vendin e tretë me 21 pikë, 7 më pak se shkodranët./newsport/