Vllaznia e femrave ka hyre ne ethet e ndeshjes te se merkures ndaj Juventusit, e vlefshme per “UEFA Women Champions League”. Perpos pergatitjeve ne fushen e stervitjes, gjate dites se sotme ekipi ka kryer edhe tamponet anti- covid.
Nje gje e tille behet e ditur nga vete klubi shkodran. Kjo eshte nje procedure e zakonshme e kerkuar nga UEFA ne prag te ndeshjeve te Kupave te Europes dhe si e tille eshte kryer edhe nga Vllaznia.
Kuptohet qe ankthi deri ne daljen e pergjigjeve ekziston ne rradhet e stafit te ekipit, pavaresisht se asnjera prej pjestareve te tij nuk ka asnje simptome.
Vllaznia do te luaje te merkuren ne oren 19.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Juventusit dhe pavaresisht fortesise se kundershtarit, do te tentoje te marre nje rezultat pozitiv.
Natyrisht qe vajzat shkodrane do te kene edhe mbeshtetjen e tifozeve kuqeblu te cilet pritet te jene ne numer te konsiderueshem ne shkallet e stadiumit e kete e tregon edhe numri i biletave te shitura ne diten e pare./SHKODRA-SPORT.COM/