Hakaj i ka dhuruar fitoren Vllaznisë ndaj Skënderbeut. Goli i këtij lojtari mjaftoi që të vendosej edhe historia e kësaj ndeshje që përfundoi me shifrat 1-0.

Në intervistën për “Supersport”, Hakaj ka folur edhe për të ardhmen. “Në Shqipëri do të jem vetëm me Vllazninë, nuk e di nëse mund të më vijë ndonjë ofertë nga jashtë Shqipërisë”.

E menjëhershme ishte edhe ndërhyrja e Ledio Panos: “Po ndonjë thirrje nga kryeqyteti, mund të vish?”. Pyetja e Panos i referohet zërave për një kalim të Hakajt te Partizani, ndërsa vetë lojtari shfaqet i tunduar mes buzëqeshjes: “Nuk e di”.

Megjithate eshte e qarte se Hakaj nuk ka nder mend te kthehet tek te kuqte. Synimi i tij eshte te firmose ne nje skuader jashte vendit dhe nese nuk ndodh kjo, qendrimi te Vllaznia duket fakt i kryer.