Egnatia përtej dëshirës për të bërë shumë mirë gjithçka i nevojitet për sezonin e ri që starton këtë fundjavë, në jo pak raste, i kanë dalë rrugës edhe shqetësime që janë pjesë e pengesave që hasen dhe i nxjerrin “palë të tjera”.
Fjala është për Hamzat Ojediran, i cili mbetet i vetmi lojtar që ende nuk është prezantuar zyrtarisht nga drejtuesit e Egnatias.
Nigeriani ka luajtur në katër miqësoret e fundit dhe ka qenë pjesë e ekipit nga mesi i fazës përgatitore që ekipi rrogozhinas kreu në Ohër të Maqedonisë të Veriut.
Hamzat është një mesfushor me tipare shkatërruese dhe mund të përshtatet shumë mirë edhe në qendër të mbrojtjes kur është nevoja.