Diku kam lexuar ne faqet e portaleve se kryetari i deshtuar ne drejtimin e PD, LULZIM BASHA, ka kene si çdo i ri i apasionuar pas futbollit, ndoshta edhe mund te kete luajtur edhe me ekipet e moshave.
Edhe ne se ka qene vetem nje sportdashes, ai e dine rolin e tranierit ne nje ekip, pergjegjesine e tij ndaj drejtueseve, futbollisteve dhe sportdasheseve, pa le tifozeve ultra.
Kam shkruar ne gazetat sportive ne vite dhe jam ballafaquar me shume e shume raste dorheqje tranieresh pas kater pese humbjeve radhazi ,jo vetem tek Vllaznia ,por edhe te skuadrave te tjera ,pjesmarrese ne kampoinatet kombetare.
Nuk po hyj aq thelle ne arenen boterore te futbollit ku trajneret me karriere te pasur futbollistik ,nuk hezitojne te largohen ,pa pritur reagimet e sportdasheseve, te futbollisteve dhe me ne fund te presidenteve.
Me shtyri te krahasoj doreheqjen e nje kryetari partire me dorheqjen e nje trajneri edhe kritika qe i beri ne prag te divorcit deputeti lezhjan Agron Gjekmarkaj ku citonte me terminologjine sportive :
“Basha nuk diti as te mbrohet as te sulmoj”.
Kjo akuze do te mjaftonte per cdo tranier qe njeh vetem humbje, gjashte radhazi,te pranonte te dorzonte detyren. Dhe Bashes me radhe po i kerkohet nje gje e tille nga te gjithe bashkelojaret e skuadres se tij te le karriken e tranierit (kryetarit) dhe te ndryshoje taktike.
Por nuk arrine me ba nje gja te tille pàsi ne sulm ka deshtuar ndaj Foltores ,shume lojtare (deputete, kryetare seksionesh, simpatizante le pastaj elektorati) e gjeten vehten jashte rolit ne nje opozite perballe Rames e Foltores.
Ne mbrojtje pas zgjedhjeve te 6 marsit , u krijuan te cara te thella ne qender dhe ne krahe qe e nxorren jashte pretendimeve se nuk nje humbje (edhe pse ka humbur gjashte here) ,fitore jo se Jo.
Atehere nuk i shkoj ndermend se ne futboll luhet edhe per barazim dhe kur e kerkoje kete rezultati ne analizen gjashte oreshe te se shtundes ishte vone.
E pa vehten te braktisur bile edhe ne stolin e rezervave. E duke ba kete krahasim ne mes Bashes kryetar e Bashes trajner mu kujtue ajo qe ngjau para shume vitesh tek Vllaznia.
Ne vitin 1956 Shkodra, djepi i futbollit shqiptar, perfaqesohej ne Kampionatin Kombetar te futbollit me dy skuadra Puna e Dinamo.
Kur u ba bashkimi i ketyre dy skuadrave ne emrin e Vllaznise ,te gjithe pretendonin se Vllaznia do te ishte kampione.Por ndodhi ajo qe nuk pritej.Tranieret nuk po’ vlersionin humbjet radhazi, do te fitojme ,kemi kohe deri ne fund te Kampionatin.
Por kur Vllaznine e mundi Erzeni, ish-Kombinati i Tek stileve Stalin, Beslidhja etj, sportdashesit (elektorati) hyne ne fushe (ne seline PD te Bashes) dhe trajneret e kuptuan se duhet hapur rruga. U larguan pa krijue problemet por Vllaznia trashigoi grupazhe deri sa nje dite i ndjeri Skender Jareci, futbolliste e trajner me e karriere te lavdishme,i bashkoi grupazhet, ata qe nuk pertypen kete linje pajtimi, u larguan duke mos krijue ekipet te reja (si rastin e Bashes dhe fanatikeve te tij),por gjeten strehe te ekipet e kategorise dyte, Spartaku, fabrika e duhan cigareve ,ne Koplik e Bushati etj.
Dhe suksesi ishte i menjehershem…
Nga Namik MEHMETI
Firenze, Itali