Vllaznia e boksit diten e sotme ka arritur nje tjeter sukses: Eshte shpallur kampione e Shqiperise per te 25-ten here. Nje sukses qe erdhi brenda ne “shtepine” e Tiranes, rivales se saj kryesore dhe ne fund jane shkodranet qe nxjerrin 7 kampione sipas peshave, ndersa Tirana vetem 3.

Ne triumfin e kuqebluve padyshim qe nje merite te jashtezakonshme ka kryetrajneri Zef Gjoni i cili vazhdon te jete i pamposhtur dhe i pandalshem ne triumfet e tij dhe trofete e shumta qe po i sjell Shkodres.

Por, po aq i rendesishem eshte edhe suksesi i nje tjeter pjestari te ketij ekipi: Nelson Hyses. Diten e sotme ai ka patur dy gezime ne nje dite: Ka fituar titullin kampion te rradhes dhe njekohesisht ka marre edhe trofeun e boksierit me te mire te kampionatit.

Ne nje prononcim ekskluziv per gazeten “Shkodra Sport” shumehere kampioni i vendit shprehet ne kete menyre per kete sukses te rradhes: “Te them te drejten sot jam shume i lumtur. Gjithmone jam munduar ta ndal gezimin, por kete here jam shume i lumtur dhe kam arsye per kete gje.

Arritjet e mia nuk jane te zakonshme: Titulli i sotem eshte i 23-ti ne total dhe i 17-ti me te rriturit. Te mos harrojme se brenda nje jave kam zhvilluar tre ndeshje rradhazi, nje ne profesionizem dhe dy ne boksin olimpik dhe prandaj jam me shume se i lumtur. Pa lene menjane edhe faktin qe sot u kurorezova edhe si boksieri me i mire i kampionatit”.

Sukseset siç shikohet jane te shumta, te shperndare ne vite dhe natyrisht qe pyetja e rradhes per Nelsonin eshte ajo se cili ka qene suksesi qe i ka mbetur me shume ne mendje? Dhe pergjigja e tij eshte si me poshte: “Padyshim shpalljen kampion te WBC, po suksesi i sotem me ka dhene shume emocione sepse kam me shume se 2 dekada qe kontribuoj per qytetin tim, se kam tradhetuar asnjehere dhe as nuk jam joshur nga asnje oferte e çdo qyteti apo kryebashkiaku, apo çdo lloj presioni per ta lene Vllaznine sepse ajo asht dashnia jone”.

A do te vazhdojne sukseset e Nelson Hyses edhe ne te ardhmen? Pergjigja e tij eshte e prere: “Po, me beso ta them me bindje po, do te vazhdojne. Eshte puna serioze qe behet e gjithmone per nje qellim: Arritjen e rezultateve te medha”.

Po cili eshte synimi per te ardhmen dhe a ka vendosur kampioni yne nje “cak” se ku deshiron te arrije? Ai pergjigjet: “Gjergj po thyej vetem rekordet e mia. Kam qejf te bej histori ne boksin profesionist. Ajo po me tundon shume dhe besoj se do ta arrij”.
Gjergj KOLA