Mbreme ka marre fitoren me te rendesishme te karrieres se tij te deritanishme ne boksin profesionist. Ka arritur te beje ate qe se ka bere me pare asnje boksier shqiptar, te ndeshet dhe te munde nje boksier qe renditej ne vendin e 84-te ne bote!!!

E kemi fjalen per boksierin shkodran Nelson Hysa qe ne ringun e Tetoves mundi kampionin e Argjentines dhe te Amerikes Latine, Marcos Antonio Aumada me nje pervoje prej 35 ndeshjesh ne boksin profesionist dhe i renditur ne nje pozicion shume te larte ne Bote.

Por kampioni i Shqiperise ia doli ta sfidonte dhe ne raundin e trete, argjentinasi eshte terhequr. Vete Hysa eshte i entuziasmuar nga kjo fitore, por ne nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” ka shpalosur edhe planet e tij per te ardhmen duke premtuar qe brenda gushtit do te kete nje sfide shume te rendesishme per te zhvilluar. Per me shume, lexoni intervisten e tij dhene per gazeten tone:


– Nelson urime per fitoren e rradhes, te 10-ten ne po kaq ndeshje ne boksin profesionist…

Faleminderit shume nga ana juaj.

– Nje fitore shume e rendesishme mendoj kjo ndaj argjentinasit Marcos Antonio Aumada i cili renditej ne vendin e 84-te ne bote, apo jo?

E permendet edhe ju vete nje fakt te tille. Kundershtari im i kesaj rradhe ndodhej ne nje vend shume te lakmueshem ne renditjen boterore dhe te them te drejten para ndeshjes kisha emocione. Kjo sepse une do behesha shqiptari i pare qe do te ndeshesha me nje boksier te niveleve te tilla e me nje renditje te tille. Normalisht kunderhstari me ato tituj qe kishte, trembte pak. Por eksperienca e madhe e trajnerit Zef Gjoni me qetesoe shume sepse ai me ka qendruar afer gjate gjithe dites. Ndeshja shkoi sipas planit te presorit. Gjithçka ne fakt e kishte pa e studiuar mire, prandaj kete here heroi eshte Zef Gjoni.

– Si ishte ne ring Aumada?

Ishte kundershtar me shume pergatitje te larte fizike, por mbi te gjitha eksperienca e tij me ka mahnitur. Ai luftoi me nje dore per nje pjese te madhe te ndeshjes, sepse u demtua e prape nuk donte ta linte ndeshjen. Me ndihmoi Zoti e kete here Zef Gjoni ishte vendimtar ne suksesin tim.

– Normalisht tash prisni rritje ne ranglisten boterore pas kesaj fitoreje?

Ne fakt edhe pse duhet te jemi shume lart, nuk po merremi me kete gje. Po merrremi me punen tone, me stervitjen ne menyre qe te fitojme shume eksperience sepse jemi shume mire me planet tona. Falenderoj Zotin e njekohesisht promotorin tim Briget Seitaj qe po ben çdo gje per ne, ne anen ekonomike.


– Cilet jane planet per te ardhmen tashme? Kur do jete ndeshja e rradhes?

Zoti Gjoni ka marr ne dore çdo gje nuk na le as te flasim shume me mediat. Por besoj do jemi brenda gushtit me nje super- ndeshje. Kur them super-ndeshje, kuptohet do kete diçka shume te madhe. Zoti Briget ka premtuar nje titull te madh boksi kete vere. Shpresoj shume se do e realizoje sepse ai çdo gje qe premton e ben realitet dhe po na ben te ecim shume perpara.
Intervistoi: Gjergj KOLA