Boksieri shkodran Nelson Hysa do te zbrese serish ne ring diten e neserme. Kjo do te jete e treta per te ne boksin profesionist dhe do te zhvillohet ne qytetin e Durresit, ne kuadrin e nje aktiviteti shume te bukur te ideuar nga organizatoret teksa ne plan jane edhe disa ndeshje te tjera per t’u zhvilluar.

Te gjitha ndeshjet do te zhvillohen në ambjentet e “Diamma Resort” në Durrës dhe priten me shumë interes nga bokdashësit që duan të shohin sërish në ring një nga sportistët më të mirë të Shqipërisë në dy dekadat e fundit.

Kujtojmë që Hysa deri më tani ka zhvilluar dy ndeshje në boksin profesionist të cilat i ka fituar të dyja. Të parën e ka zhvilluar në Tiranë më 14 maj ndaj boshnjakut Stefan Cajiç të cilin e mundi me nokaut.

Ndërkohë e dyta u zhvillua në sheshin para Bashkisë Shkodër më 25 korrik dhe përballë tij ishte boksieri boshnjak Dragan Janjiç, ndaj të cilit Hysa u shpall me meritë fitues teksa e dominoi ndeshjen nga fillimi e deri në fund.

Karriera e boksierit shkodran në profesionizëm po shkon në mënyrën e duhur dhe shkallët e renditjes për të po ngjiten me shpejtësi. Kuptohet që ai do të kërkojë medoemos fitoren edhe në ndeshjen e tretë më 9 shtator sepse ka punuar fort për të triumfuar edhe ndaj kundërshtarit të rradhës pikerisht ne ndeshjen e neserme ne Durres.

Perpos Hyses, ne ring do te ngjiten edhe dy emra te tjere te njohur te boksit shqiptar, pikerisht Ardit Murja dhe Alban Beqiri, nderkohe qe do te zhvillohen edhe disa ndeshje te boksit olimpik duke e kthyer mbremjen e neserme ne nje feste te vertete per te gjithe ata qe do te jene te pranishem per t’i ndjekur keto ndeshje./SHKODRA-SPORT.COM/