HomeKRYESORE“Nëse do të ndodhte përsëri, do ta kapja demin nga brirët”

“Nëse do të ndodhte përsëri, do ta kapja demin nga brirët”

Iker Casillas ka folur për kohën kur ishte te Real Madrid dhe për pendimit që nuk u konfrontua me Jose Mourinho-n gjatë mosmarrëveshjeve.

Një nga lëvizjet që kanë shkaktuar më shumë polemika në regjimin trevjeçar të portugezit te Los Blancos ishte degradimi i Iker Casillas.

“Mourinho erdhi për të konkurruar barcelona-n dhe ka sjellë momente të mëdha tensioni, por çdo gjë ka një kufi megjithëse unë nuk doja të largohesha,” shprehet Casillas për Vamos.

“Viti i tretë nuk ishte shumë i mirë, megjithëse fituam La Liga-n. Kishte shumë marrëdhënie të paqëndrueshme. Kjo nuk ishte diçka e mirë për të, as për klubin.

“Mendoj se po të ndodhte përsëri, do të kapja demin nga brirët dhe të konfrontohesha me Mourinho-n.

“Në atë moment, unë vendosa të qëndroja i qetë pasi mendoja se kështu do të nderoja vlerat e Real Madrid.”

Mourinho u largua nga Madrid në fund të sezonit, ndërsa Casillas shkoi te Porto dy vite më pas.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments