Dita e nesërme do të dhurojë një ndeshje shumë interesante, të vlefshme për kampionatin e moshave, atë të 19-vjeçarëve, në mes Shkodrës dhe Vllaznisë. Kështu, përveç ekipit të 21-vjeçarëve të Vllaznisë, edhe 19-vjeçarët do të zhvillojnë ditën e nesërme ndeshjen e rradhës.

Ndeshja e nesërme e ashtuquajtur “derbi”, pritet me interes nga tifozëritë e të dy ekipeve, pasi bëhet fjalë për dy skuadra të këtij qyteti, Shkodra dhe Vllaznia.

Skuadra e 19-vjeçarëve të Vllaznisë që drejtohet nga trajneri Vioresin Sinani, është një skuadër e cila mundohet të luajë bukur futboll dhe që në rradhët e së cilës ka lojtarë me cilësi të mira.

19-vjeçarët janë një skuadër që mbrohen mirë dhe sulmojnë rrezikshëm, dhe padyshim që nesër pritet fitore nga ta. Deri më tani, trajneri Vioresin Sinani ka krijuar një ansambël që luan bukur futboll dhe padyshim që priten edhe rezultatet pozitive.

Në krahun tjetër, vitet e fundit edhe Akademia Shkodra ka pasur sukses, teksa të dyja ekipet e grupmoshave, 17-vjeçarët dhe 19-vjeçarët, konkurrojnë në kategorinë Superiore të moshave.

Ndeshja e nesërme, Shkodra-Vllaznia U19 do të luhet në kompleksin “Zmijani”, duke nisur nga ora 12:00.

Maringlen Zhivani