Shkumbini ka zyrtarizuar pak më parë katër afrime në merkato. Skuadra e Kategorisë së Parë ka sigurar shërbimet e brazilianëve si Artur Da Silva Ataida, Icaro Freire Nunes, Alessandro De Jessus Olivera dhe John Albert Mendes Alves. Lajmi është publikuar nga klubi, teksa shihen edhe fotografitë përkatëse të futbollistëve.

“Ne prag te sfides te javes se XVII perballe Apolonise drejtuesit Peqinas kane prezantuar disa nga afrimet te cilet do te mund te plotesojne boshlleqet e mbetura nga largimi i disa lojtareve qe ne fund-dhjetorin e 2021.

Lojtaret braziliane te afruar nga Menaxheri Arben Sinani do te jene ne dispozicion te trajnerit Kamerunas qe kete fundjave por me heret duhet pare forma sportive dhe pershtatja e tyre ne ekip” – shkruan klubi ndër rreshta.

Shkumbini renditet në vendin e nëntë, ku pas 16 ndeshjesh ka grumbulluar 18 pikë. Takimi i radhës është ndaj Apolonisë./newsport/