Ta marrsha t’ keqen Sabah Bizi!
Keshtu po te drejtohem sot pubikisht ne kete 74 vjetor te lindjes tende, pasi keshtu te urojne e te pershendesin prej dekadash shkodranet e tu te mire qe aq fort i do e te duan dhe urim e pershendetje me te bukur e njerezore se kjo ne gjuhen shqipe zorr se gjen dot.

E tash po du me te shkrujt gjys letrarshe e gjys gegnisht ose shkodranisht siç me pelqen mua ta quaj at lloj t’folme qe e du kaq fort.

Nuk po hi me ba fort biografina se per TY s’ka mbet kush pa shkru i fort dashtuni jem mik i shtrenjte…e natyrisht edhe une tash sa here kam shkru plot pasion e deshire per ty e brezin tand futbollistik qe zor se i vjen ma Shqipnise.

E nise 17 vjeç me fanellen e rande te Vllaznise e qe ne start u bane fitues i Kupes se Shqipnise ne 1965, rast unikal ky ne historine e futbollit shqiptar e i rralle edhe ne futbollin botnor.

E mandej radhazi Kampion tek Partizani e disa here po kampion e fitues kupash tek Vllaznia jote e zemres si pak kush tjeter.

Kampion Ballkani me Partizanin ne 1971 ne ato finale te pa harruara me bullgaret e Beroe Stara Zagores…teksa me pare pate luajtur edhe kunder suedezeve te Advidabergut e italianeven te famshem te asaj kohe te Torinos ne Kupat europiane dhe drejt me thane pate shkelqy fort!

Ishe vetem 19 vjec kur Boriçi te besoj per here te pare fanellen e Kombetares se Shqiperise ate 8 prill te 1967 ne Dortmund kunder nje Gjermanie te frikeshme qe na mund thelle 6-0 e mandej vjen ai 12 nentor i 1967 ne Beograd kunder nje Jugosllavie te madhe e plot yje dhe ti nuk zhgenjeve!

E nje muaj me pas ne 17 dhjetor te 1967 ne Tirane do te ndrije Ylli i futbollit shqiptar Sabah Bizi ne ate ndeshje te pa harruar e ne ate barazim sensacional 0-0 me RFGJ qe eliminon gjermanet nga europiani i 68 por dhe tronditi futbollin europian.

Mandej edhe dy ndeshje te tjera kunder RFGJ e yjeve te saj e vecmas kunder idhullit tend Franc Beckenbauerit ne 71- 0-1 ne Tirane e po ne kete vit 0-2 ne Karlsruhe dhe media sportive gjermane hapet e mbyllet me emrin tend gdhihet e ngryset me marrine mas teje.

Lujte vetem 13 ndeshje me kombetaren kuq e zi ku shkelqeve sa per 130 te tilla…e vecmas e pa harruar ndeshja jote kunder Polonise ne 71 ne Tirane jo vetem per ate barazim te merituar e dritherues 1-1 ndaj nje Polonie me futbolliste klasi ne perberjen e saj por vecmas per ate kros magjik qe i dhe Din Zheges e qe me pas “u ngaterrua” edhe Çeço teksa Shqiperia shenonte e barazonte plot merite.

Lujte tansisht si i barabarte me yje te futbollit botnor qe nga Beckenbaueri, G.Myler, Prohaska, Netzer, Overath, Deyna etj.

E mandej ne kulmin e moshes e karieres tende futbolli politik i atyne atje lart shpall per nja disa vite resht vete – izolimin fatal te futbollit shqiptar nga cdo aktivitet zyrtar nderkombetar o zot çfare kinezerie e cmendurie!

Prezent ne at Vllazni fantastike te 1978 teksa mund 2-0 ne Shkoder ne kupat e europes Austrine e Vjenes qe kish ne perbamjen e vet 7 lojtare titullare te kombetares se saj.

Dy jane njerezit e futbollistet shqiptare qe une i kam dasht e du fort e do t’
i du po njesoj derisa te mbyll syte e qe te dy per dy aresye madhore Ali Memen e Tiranes e Sabah Bizin e Shkodres sepse ishin e mbeten perjetesisht shembelltyra te miresise njerezore dhe futbolliste extra -clas te cilet ajo toke mund t’i prodhoje nje here ne shekull!

Ndaj te dy per mua kane qene, jane e do mbesin perjetesisht ikona, legjenda, simbole e emblema te klubeve, qyteteve te tyre e te vete futbollit shqiptar.

Plot 17 vjet kariere futbollistike 1965-82 dhe 4 here kampion Shqipniet e 4 here fitues Kupet (ne mos gaboj) me Partizanin e me Vllaznine.

Po t’kallxoj shkurt nja tri historina fort t’bukra me TY miku im i shtrenjte Sabah. Ne 11 tetor te 1997 luanim kunder Gjermanise ne Hanover ne ate ndeshje tronditese ku mundemi pa drejtesisht 4-3 e ne konferencen e shtypit ku po flisnin Kohler e Bierhof e ku une isha i ulur ne radhen e pare me afrohet nje shqiptar qe bente rolin e perkthyesit e me thote se nje prej gazetareve gjermane kerkonte te fliste me mua mesa kujtoj Wilfrid quhej.

Ai e nisi biseden me mua keshtu: A e njeh ti Sabah Bizi? Po mor i thac e kam fort mik e per zemer po pse po m’pyt pikerisht sot per te.

Sepse eshte nje nga pengjet e karieres sime pasi ne 1971 une kam qene prezent si gazetar sportiv ne Tirane ne ate ndeshje disi me fat per ne dhe AI -Bizi ka qene fenomenal ne ate dyluftim te pa krahasueshem te nje 23 vjecari me Yllin tone e te futbollit botnor siç ishte Beckenbauer.

Pas ndeshjes ç’nuk bera qe ta intervistoja por fatkeqesisht kujtoj se shume police e civile tuajit me penguan ta realizoja nje gje te tille dhe jam mese i sigurte se ajo interviste imja me Bizin tuaj do kish bere buje e do kish hapur faqet sportive te medias gjermane …aq me shume kur vete Kaizeri e ngriti ne qiell Bizin.

Po i jep nje interviste TV shqiptar me thane e une prita pastaj me thane mos prit kot se eshte shume i zene e ka shume kerkesa nga media sportive vendase per te folur me ta [???] e me pas e pashe qe ai doli nga dhoma e zhveshjes i shoqeruar me nje tjeter person-lojtar ekipi me sa kujtoj e shkoi e hipi drejt e ne autobuzin qe i priste lojtaret perjashte pra as kish qene neper intervista me median shqiptare, as ne RTVSH e as kerkundi dhe akoma edhe sot e kesaj dite nuk e kuptoj pse me ndaluan ta takoja e ta intervistoja ate.

Edhe ne mbremje ne Hotel Dajti u jam lutur autoriteteve shqiptare qe na shoqeronin ne per nje interviste me Bizin. madje ju kam ofruar edhe para por jo me thane nuk eshte e mundur pasi tani ai ka ikur ne shtepine e vet dhe qyteti ku jeton eshte disa ore larg nga Tirana….dhe ne nuk e marrim dot persiper nje gje te tille [???].

Pak dite me pare miku e kolegu im i mire e shume i hershem Agron Kaiku i cili njihet si shoqeruesi kryesor i te gjitha ekipeve e kombetareve gjermane e austriake , trajnereve, specialisteve, skuadrave te tyre etj etj me tregonte.

Kur Hans Peter Briegel erdhi ne 2002 ne Shqiperi per te mare detyren e trajnerit te Ekipit tone Kombetar te nesermen e mberritjes se tij ne Tirane u kerkoi zyrtareve tane te FSHF qe te takonte Bizin.

Ok i thane ata por ai nuk jeton ne Tirane ndaj na duhet ta programojme viziten per ne Shkoder ku banon ai jo jo kembenguli Briegel dua te me coni sot tek ai pasi kam nje porosi personale per te nga Franc Beckenbauer te cilit i premtova qe do t’ja kryej qe diten time te pare ne Shqiperi.

Dhe ashtu u be -shton A.Kaiku teksa shton se Briegeli vajti ne Shkoder u takua me Bizin i percolli perqafimet, urimet, respektin e konsideraten e te madhit Beckebauer per te personalisht si dhe i dorezi me kete rast edhe nje dhurate personale te tij.

Kur ne 89 jepja provimet me korenspondence ne Univ. L.Gurakuqi ne Shkoder nji mbramje teksa pishim nga 1 birre tek Turizmi ku nuk na ndahej ne shoqerine tone miku e mandej edhe kolegu im i mire e fort i hershem Gasper Marku kujtoj qe Sabahu nder te tjera me thote vazhdojme e flasim per futbollin se u knaqme e hajt mor mos caj fort kryt per provimin qe ke neser se e ke t’marrun.

Dhe e dini ç’ndodhi te nesermen ne mengjez ke dera e Auditorit ku po jepja provimin shfaqet pikerisht vete AI- Sabah Bizi une mbeta per nje çast ai hyri e pasi u perqafua me Profesoreshen [ per etike emrin e saj nuk po e bej publik] sec foli me te e me pas mu drejtua mua bjere mor Dost njat Libreze ta firmosi Zojusha se s’kina fort kohe me u marr me ty (dhe qeshi fort) se po na presin do miq e shoke per dreke ne Shiroke.

Ne 93 teksa ishim ne Cassarano te Italise ne nje ndeshje miqesore me Shpresat italiane trajneri E.Gezdari kish ne formacion edhe tre shkodranet Grima, Martini e Brikeno Bizi (te birin e Sabah Bizit).

Pas ndeshjes teksa hanim darke Gezdari i levdoj goxha djemte pasi vertet luajten shkelqyeshem dhe humben 1-0 vetem pas nje goli aksidental…nderkohe Brikenua me drejtohet mua pasi e kisha perballe ne tavoline…he profesor c’ka po thu ti si kam lujt sot.

Mire boll i them por bo me u ba sa gjysa e babes tat atehere une do maroj krejt qeshem te gjithe dhe nxitova ta perqafoj te mirin Bir te Sabahit te madh.

Dhe sa here qe Vllaznia ato vite vinte ne Tirane per te lujatur kunder Tiranes, Dinamos a Partizanit e takoja Brikenon e kurre nuk harroja ti thosha Keno e mos harro t’mi bash t’fala Babs e t’ma kapesh n’qaf ok.

I bane 74 dje i shtrenjti Sabah por une e te tane ne qe te njohim e te dona fort t’urojme prej zemre edhe 174 ishalla e don Zot me met nji kshtu i ri e i forte sic je.

Respekte, konsiderate, mirenjohje e perqafime me mall nga larg, edhe pse vjet me erdhe deri ketu afer (ne New York) u kenaqme tuj fol ne telefon tu luta te vije e te qendoje do dite tek une ne Michigan por kishe tjeter axhende e une s’te mbajta meri.
Miku yt i shtrenjte -Adriatik Riza Dosti.
Janar 27 / 2022 – Ann Arbor – Michigan – USA