Të mërkurën në orën 12.00 në “Elbasan Arena” do të luhet finalja e kupës së Shqipërisë për 19 vjeçarët, ajo në mes Vllaznisë dhe Besës së Kavajës. Një sfidë interesante ku padyshim që ekipi shkodran që është edhe fitues në fuqi i këtij trofeu, do të kërkojë ta fitojë sërish. Trajneri Luan Zmijani, në një prononcim për “Shkodra Sport” vlerëson kundërshtarin, megjithatë ka besim se skuadra e tij mund t’ia dalë.

“Kjo eshte nje sfide qe e presim me interes. Besa eshte nje kundershtar serioz, te cilin e njoh mire dhe ka ne perberje lojtare te mire. Megjithate nese ekipi yne sillet ashtu si duhet ne fushen e lojes, besoj se do ia dalim.

Sezonin e kaluar sollem ne Shkoder te tre trofete e sezonit dhe shpresoj qe ta perserisim kete gje edhe kete sezon. Mundesite i kemi, deshiren po ashtu dhe prandaj besoj se mund t’ia dalim”- eshte shprehur ai.

Vllaznia U19 është një nga ekipet i cili ka një brez të talentuar lojtarësh në rradhët e saj dhe këtë po e tregojnë në gjithë këto sezonet e fundit kur kanë arritur të dominojnë në futbollin shqiptar dhe këtë pritet të bëjnë edhe në finalen e së mërkurës.