E mërkura do të sjellë në skenë sërish çiftet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, në mes të cilëve edhe atë Kamza- Vllaznia. Kjo e fundit do të udhëtojë drejt Kamzës për t’u ndeshur me ekipin e drejtuar nga Ernest Gjoka, me avantazhin e fitores në ndeshjen e parë.

Ndonëse rezultati 2-1 nuk është shumë i favorshëm në ballafaqimet e Kupës sërish ka besim se mund t’ia dalin për të arritur kualifikimin. Trajneri Lika në një prononcim për mediat ka bërë të ditur se çdo gjë është e hapur sa i takon skuadrës që do të shkojë në turin e tretë dhe Vllaznia nuk është aspak inferiore në këtë drejtim.

“Une qe perpara ndeshjes se pare ua kam bere te qarte futbollisteve te mi se kualifikimi do te vendosej pas takimit te kthimit. Padyshim qe jemi ende ne loje per kete objektiv sepse e kemi fituar ndeshjen e pare.

Do mundohemi te bejme me te miren per ta ruajtur ate avantazh, ndonese e kemi te qarte se nuk do te jete aspak e lehte. Gjithsesi, e perseris se ne jemi Vllaznia dhe nuk duhet te kemi frike nga asnje skuader”- eshte shprehur numri 1 i pankines shkodrane.
© shkodrasport.com