Vllaznia do të luajë nesër ndaj Egnatias me ndryshime në formacion, në kuadër të javës së 26-të të Abissnet Superiore.

Trajneri Elvis Plori, mësohet se në këtë takim do të hedhë në fushë, një nga lojtarët e ri të shkodranëve, pikërisht mbrojtësin e krahut, 19 vjeçarin Geralb Smajli.

Nga ajo që është parë në seancat e fundit, mësohet se mbrojtësi i majtë, Smajli, do të luajë në këtë takim si mesfushor në këtë krah, duke marrë vendin e Latifit. Kjo do të thotë se ai do të ketë shansin e artë për të treguar vlerat e tij.

Nga ajo që është provuar në prag të kësaj ndeshjeje ndaj Egnatias, trajneri Plori do të bëjë disa lëvizje dhe mbrojtësi Geralb Smajli, pritet të jetë një ndër këto lëvizje, teksa nesër pritet të aktivizohet si titullar.

Jo vetëm Smajli, por pritet të jenë disa lojtarë të rinj, të cilëve do t’u jepet mundësia që të kenë më shumë minuta “në këmbë”.
Maringlen ZHIVANI