Diten e neserme, Ndriçim Shtubina ka vendosur ta mbylle me futbollin e luajtur. Pas plot 16 vitesh karriere, shkodrani i cili eshte pjese e Egnatias ne Abissnet Superiore, do t’i thote “stop” lojes se futbollit, qe e shoqeroi per afro dy dekada.

Lamtumira e Shtubines do te jete teper speciale, pasi do vije nga Shkodra, qyteti i tij i lindjes, ku futbollisti hodhi hapat e para te karrieres.

Duelin e rradhes, Egnatia e luan pikerisht neser ne transferte ndaj Vllaznise, ku me shume gjasa do te kemi edhe nje pershendetje speciale per Ndriçim Shtubinen, i cili arriti te ndriçonte jo vetem Shkodren, por shume qytete te Shqiperise, ku ai u aktivizua.

Shtubina do te nise nje epoke te re, e cila serish do te lidhet me boten e futbollit, teksa sipas shtypit sportiv, atij i eshte ofruar nje post drejtuesi ne klubin e Egnatias. Gjate karrieres se tij, shkodrani eshte aktivizuar me shume klube, ku perveç Vllaznise ka qene pjese edhe e Skenderbeut, Flamurtarit, Kukesit, Laçit dhe se fundmi Egnatias.
Maringlen ZHIVANI