HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENesër nis të lëvizë topi, dy trajnerë të Superligës në karantinë

Nesër nis të lëvizë topi, dy trajnerë të Superligës në karantinë

Kategoria Superiore do të rinisë stërvitjet nesër, ndërsa sipas urdhërit të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, duhen respektuar të gjitha protokollet e sigurisë.

Me nisjen e stërvitjes, dy trajnerë duhet të qëndrojnë në karantinë. Bëhet fjalë për Marcelo Trosisin e Flamurtarit dhe Mirsad Jonuz të Vllaznisë.

Dy trajnerët u larguan menjëherë sapo kufinjtë u mbyllën, duke shkuar pranë familjeve në Greqi e Maqedoninë e Veriut.

Kështu, dyshja nuk do ketë mundësinë të udhëheqë në fushë lojtarët, ndërsa nga nesër rinis stërvitja me me jo më shumë se 5 persona në fushë.

Nga FSHF presin vendimin për stërvitje të plotë në grup, ndërsa kampionati shqiptar do të marrë udhën e mbetur drejt përfundimit të sezonit, më 3 qershor./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments