Kjo ishte tërësisht e papritur! Ndeshja Bayern-Besiktas në Champions League më 20 shkurt 2018 do të zhvillohet pa praninë e tifozëve turq në Mynih. E çuditshme, sepse ata janë fantastikë! Lajmi vjen nga “Sport1”, sajt i cili ka dhënë edhe arsyen e këtij vendimi. Siç është komentuar shpesh në medie, tifozët e Besiktas-it janë shumë problematikë, ndonëse jo të dënuar.

Vendimin e ka marrë vetë presidenti i kampionëve të Turqisë, Fikret Orman, i cili është shprehur se asnjë tifoz i skuadrës që ai drejton nuk do të jetë në “Allianz Arena”. Kjo bëhet për të shmangur trazirat e shumta të shkaktuara prej tyre në ndeshjen e sezonit të kaluar në çerekfinalen e Ligës së Evropës kundër Lyon-it.