Neser ne oren 11.00 do te hidhet shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2020/2021. Tete skuadrat e kualifikuar per ne kete tur, do te mesojne emrin e kundershtarit per ne turin tjeter.

Shorti do të zhvillohet në ambientet e stadiumit “Air Albania”, në sallën e konferencave për shtyp dhe do të jetë i hapur për mediat, por në respektim të masave kufizuese të vendosura për shkak të pandemisë Covid-19.

Skuadrat e kualifikuara për në fazën çerekfinale janë: Korabi, Laçi, Teuta, Dinamo, Kukësi, Skënderbeu, Partizani dhe Vllaznia. Nga shorti do të përcaktohen katër çiftet, ndërkohë që është parashikuar që ndeshjet e kësaj faze të luhen më 17 mars.

Siç është bërë tashmë e ditur skuadrat e kualifikuara do të përcaktohen me një ndeshje dhe jo me sistem vajtje-ardhjeje. Shkodranet kuptohet qe kane preferencat e tyre per kete short, por e rendesishme eshte edhe fakti nese ai do ta vendose kete ndeshje ne Shkoder apo jashte saj.