Vllaznia në volejboll për meshkuj ka humbur pasditen e sotme ndaj Teutës në ndeshjen e rradhës për kampionat. Në fund të takimit të luajtur në Durrës është fiksuar rezultati 3-1 për vendasit. Pavërësisht kësaj mësohet se ka qenë një ndeshje me shumë rivalitet. Ashtu si në ndeshjen e Kupës së Flamurit me Tiranën, edhe këtë herë ka qenë skuadra shkodrane që ka fituar setin e parë në shifrat 25-20. Por vetëm kaq.

Në të dytin është Teuta që fiton 25-21 duke barazuar setet. Në dy të fundit shumë rivalitet por në të dy ato janë vendasit që tregohen më të saktë pikërisht në momentet më deçisive të tyre duke i fituar ato me të njëjtin rezultat 25-23. Në këtë mënyrë Vllaznia është detyruar të largohet e mundur nga Durrësi duke mbajtur kësisoj vendin e katërt në renditje pas kësaj jave.
© shkodrasport.com