Tashmë ka ardhur edhe miratimi nga Minsitria e Shëndetësisë, kampionati shqiptar rikthehet më 3 qershor.

Prej kohësh, FSHF kishte vendosur 3 qershorin për rifillimin e Kategorisë Superiore, teksa tashmë ka ardhur edhe miratimi nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Kjo e fundit ka firmosur sot urdhërin e aktiviteteve të lejura në këtë fazë të pandemisë duke deklaruar se do të lejohen ndeshjet e futbollit pa tifozë.

Tashmë është vendosur përfudnimisht dhe kampionati rinis më 3 qersohr, për t’i shkuar deri në fund dhe për tu dhënë të gjitha verdiktet në fushën e lojës.