Vllaznia do të luajë ditën e nesërme kundër Tiranës, ndeshje e vlefshme në basketboll për meshkuj. Ndryshe nga javët e tjera, kur Vllaznia e basketbollit të meshkujve i ka luajtur ndeshjet kryesisht të shtunave, këtë herë ajo do të luajë ditën e dielë.

Prandaj edhe sfida e rradhës për kampionatit, ajo ndaj Tiranës do të luhet këtë herë të dielën në orën 18:00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Një takim që pritet me shumë interes dhe jo më kot, pallati i sportit pritet të jetë i mbushur pothuajse në kapacitetin e tij të plotë. Para kësaj sfide, edhe grupimi “Vllaznit Ultras” ka konfirmuar prezencën e tyre në këtë ndeshje.

Kështu, kryeqytetasit do të vijnë në Shkodër me synimin e vetëm, teksa padyshim do të tentojnë fitoren. Megjithatë, në fakt, edhe Vllaznia ka objektiv fitoren. Në fakt, ecuria e deritanishme ka qenë me oshilacione, por ekipi shkodan është përgatitur maksimalisht dhe ndaj bardhebluve do tentohet fitore.4

Poashtu, ndryshimi i trajnerit ka sjellë një klimë disi më ndryshe në rradhët e basketbollistëve. Trajneri momental, Damian Bekteshi, duke qenë se është edhe vetë aktiv si basketbollist, u ka dhënë besim të gjithëve dhe prandaj pritet që secili prej tyre të japë maksimumin për ta mundur Tiranën.

Këtë herë ndaj Tiranës, do të jenë të gatshëm të gjithë lojtarët për Vllazninë, teksa ajo është e vendosur për ta fituar këtë takim. Padyshim që edhe mbështetja e tifozëve shkodranë do të jetë një element më shumë në këtë drejtim, por mbi të gjitha detyrën kryesore e kanë basketbollistët në fushë. Nëse ata japin maksimumin, atëherë mund të fitojnë jo vetëm ndaj Tiranës, por ndaj çdo kundërshtari.

Kujtojmë që, ndeshja Vllaznia-Tirana do të luhet nesër në orën 18:00, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
Maringlen ZHIVANI