AF Elbasani ka zgjedhur edhe trajnerin e ri, që do të drejtojë skuadrën në Kategorinë e Parë. Nevil Dede do të jetë “timonieri” i “Tigrave” për sezonin 2023-2024, teksa tashmë akordi përfundimtar është arritur teksa kjo gjë pritet të konfirmohet edhe nga klubi në vijim.

Objektivi i AF Elbasanit është që të ngjiten menjëherë në Superiore, ndaj nuk duan të humbin kohë, por të nisin menjëherë nga puna për rindërtimin e skuadrës.

Gjithsesi, mbetet e gjitha për t’u parë në ditët në vijim kur edhe të bëhen zyrtarizimet me lojtarët që do të thirren për të qenë pjesë e projektit.

Për sa i përket Nevil Dedes, tekniku 48-vjeçar së fundmi drejtoi Dinamon, në Kategorinë e Parë, teksa më pas u zëvendësua nga Dritan Mehmeti, që finalizoi me sukses objektivin e rikthimit të bluve në Superiore.