HomeKRYESORENga Maringlen Zhivani / Mister Sylvinho, Ardit Krymi e meriton një fanellë...

Nga Maringlen Zhivani / Mister Sylvinho, Ardit Krymi e meriton një fanellë të Kombëtares!

Ardit Krymi është padyshim një ndër futbollistët më të mirë që ka pasur Vllaznia ndonjëherë dhe pothuajse gjithmonë në të gjitha ndeshjet, ai ka qenë shtylla e mesfushës së kuqebluve. 26-vjeçari dita-ditës në ato tetë sezone që luajti në Shkodër u shndërrua padyshim në një lider tek shkodranët.

Jo më kot, në mungesë të Gurishtës, sezonet e fundit ai ishte edhe kapiten i ekipit. Shiriti i kapitenit është një përgjegjësi më shumë, por normalisht Ardit Krymi tregoi se di t’ia dalë në çdo situatë që mund të ndodhet. Ai ishte ndër të vetmit që nuk e braktisi Vllazninë edhe në momentet më negative të saj, atëherë kur kuqeblutë zbritën në Kategorinë e Parë.

Megjithatë së fundmi, ai u transferua në Bjellorusi tek Shakhtyor Soligorsk, teksa edhe aty vijoi me formën pozitive që kaloi tek skuadra e Vllaznisë. Normalisht, në kulmin e karrierës së tij, patjetër që meriton një ftesë nga Kombëtarja, qoftë edhe në eleminatoret e marsit që janë përpara.

Në fakt, për Krymin ndoshta është momenti i duhur që të lobohet që të thirret në Kombëtare, duke qenë se në krye ka ardhur një trajner i ri si Sylvinho, teksa padyshim tekniku brazilian duhet ta grumbullojë këtë futbollist me kuqezinjtë, për atë që ai tregon në fushën e lojës.

Ardit Krymi është rritur në skuadrat e moshave të Vllaznisë dhe ka debutuar në ekipin e parë në 2014-ën, kur ishte vetëm 18-vjeçar, teksa ai ka luajtur edhe tetë ndeshje me Kombëtaren U-21.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments