Vllaznia do te luaje neser ne ora 16.00 ndaj Partizanit ne kryeqytet sfiden e rradhes per kampionat. Nje sfide padyshim delikate per kuqeblute te cilet te pozicionuar ne vendin e peste te renditjes, nuk mund t’ia lejojne vetes nje tjeter gabim.

Nje gje te tille e pranon edhe vete trajneri Josa i cili ne konferencen e sotme per shtyp eshte shprehur: “Vllaznia po vazhdon te shqetesohet nga mungesat e lojtareve ashtu si dhe ne gjysmen e pare te sezonit dhe keshtu do te na ndodhe edhe kete here.

Nuk eshte gje e mire te te mungojne disa prej lojtareve te rendesishem ne nje sfide si kjo ndaj ekipit kryesues te kampionatit, por nuk kemi se çfare te bejme dhe te mendojme per zgjidhje te tjera.

Sfida me Partizanin vertete eshte delikate per ne sepse rezultati i saj mund te vendose shume gjera per te ardhmen, por jemi te vendosur per te bere me te miren dhe padyshim qe do te kerkojme te mos dalim pa rezultat pozitiv nga ajo.

Kuptohet qe fitorja e thelle ne ndeshjen e fundit me Teuten nuk eshte barometer per ne, por gjithsesi do te kerkojme nga sulmuesit te bejne me te miren e tyre qe ta ndihmojne skuadren per te marre rezultatin e duhur ne kete takim.

Te plote prononcimin e trajnerit Josa mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: