Largimi i Markut apo fjalet se do te largohet edhe ndonje futbollist tjeter nga ata qe vetem pak dite me pare fituan Kupen e Shqiperise me Vllaznine, po shoqerohet me nje tjeter largim.

Kete here ne stafin teknik. Ne seancen e djeshme, e para e pergatitjeve per sezonin e ri, nuk ka qene i pranishem zevendestrajneri Safet Osja. Madje ai ka munguar edhe ne seancen e sotme dhe do te vazhdoje te mungoje serish.

“Shkodra Sport” meson se ai nuk do te jete me pjese e stafit te Vllaznise. Ende nuk eshte e qarte se ka kerkuar vete largimin nga kjo detyre apo ka ndonje qejfmbetje me drejtuesit.

Ne kete menyre kuarteti i pankines kuqeblu tashme ka mbetur vetem me trion Brdariç- Plori- Lekiqi. Ne ditet ne vijim do te mesohet me shume edhe per arsyen e largimit te Osjes.

Ai eshte nje emer shume i njohur si futbollist kampion me Vllaznine dhe Elbasanin, nderkohe qe prej disa vitesh ka punuar me shume pasion edhe si trajner./SHKODRA-SPORT.COM.