Tek Vllaznia qe prej dites se djeshme jane duke u provuar tre futbolliste. Emrat e dy prej tyre jane bere tashme publik teksa kemi te bejme me me mbrojtesin brazilian Bruno de Oliveira Souza si dhe sulmuesin tiranas Markovanbasten Çema.

I treti nderkohe vjen nga Gjermania, por eshte po ashtu nga kryeqyteti shqiptar. Behet fjale per Xhulio Tabakun. Ai eshte rritur tek Akademia e Tiranes por ndodhet prej gati 8 vitesh larg duke luajtur me disa ekipe gjermane.

Pozicioni i tij ne fushe eshte ai i mesfushorit te qendres, por mund te luaje edhe ne te djathte. Ai ka luajtur me disa ekipe atje, nder te cilet edhe me ekipin e dyte te Kelnit, ndersa i fundit ka qene ai i SC Wiedenbrück nderkohe qe tashme do te provoje veten tek Vllaznia.

Stafi teknik i kuqebluve me ne krye Thomas Brdariç do ta shohe nga afer per disa dite dhe me pas do te vendose nese do ta mbaje ne skuader apo jo.

Kuptohet qe ata nuk do te nxitohen sepse duan qe te marrin lojtare te vlefshem per ekipin dhe per kete arsye do ta shohin me shume kujdes mesfushorin 26 vjeçar ne fushen e stervitjes./SHKODRA-SPORT.COM/