Kukësi këtë sezon është shumë larg pritshmërive, teksa endet në fundin e klasifikimit. Verilindorët vazhdojnë përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit dhe ditën e dielë do të duelojnë me Vllazninë për llogaritë e javës së 19-të të Superiores, ora 17:00.
Stavri Nica po punon fort me lojtarët në mënyrë që skuadra të jetë e përgatitur për një duel mjaft të rëndësishëm ndaj shkodranëve, ndërsa do të tentojnë vetëm fitoren për të nisur vitin 2024 në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ndërkohë nga krahu tjetër edhe synojnë të “shkelmojnë” krizën pasi prej më shumë se 8 javësh nuk e njohin fitoren në kampionat. Theksojme se fitorja e fundit është po ndaj Vllaznisë, ku verilindorët do të triumfonin 1-0 në “Kukës Arena”.
Gjatë 8 javëve pa fitore, Nica me “djemtë e tij” kanë siguruar 6 barazime dhe 2 humbje. Në total 6 pikë gjatë një faze të tërë. Në Shkodër të dielën do të luajnë për “jetë a vdekje”, pasi në të kundërt do të rrezikonin shumë në renditje./newsport/