Një futbollist 16-vjeç ka ndërruar jetë në një ndeshje futbollistike. I ndjeri ishte pjesë e Trepçës ’89, por edhe e Kosovës U17.
Po zhvillonte një ndeshje te kampionatit në grupmoshën e te rinjve kundër ekipit AN, por fati i jetës e tradhtoi atë, duke humbur jeten pas një ataki kardiak që pësoi.

Pëkundër angazhimit maksimal të ekipeve mjekësore, lojtari 16-vjeç nuk ia doli që të shpëtojë, duke ndërruar kështu jetë. Gazeta Nacionale disponon edhe emrin e lojtarit, por nuk ka dashur ta beje publik ate meqenese familja e tij ende nuk eshte lajmeruar.

Lajmi për ndarjen nga jeta te futbollistit në fjalë e konfirmoi edhe mjeku kujdestar i Emergjencës së Spitalit rajonal të Prizrenit.

“Urgjenca e ka sjellë atë pa shenja jete këtu në Emërgjencën e Spitalit të Prizrenit. E kemi kryer reanimin. Pacienti ka ardhë pa shenja jete”, tha për Nacionalen mjeku kujdestar në Emergjencen e Spitalit rajonal të Prizrenit, Hekuran Vegishti.