Vllaznia e femrave ka marre nje tjeter fitore ne kampionat dhe vazhdon te kryesoje renditjen edhe pas javes se tete te tij. Mesditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin e thelle 5-0 ndaj Apolonise se vendit te trete ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Ne pjesen e pare fieraket u munduan te rivalizojne por me shume veshtire ia dolen ta mbajne rezultatin e pandryshuar deri ne minuten e 35-te kur Davidson kaloi ne avantazh Vllazninse, nderkohe qe pak para fundit te pjeses se pare do te dyfishonte shifrat sulmuesja Jehona Shala.

Ky 45 minutesh kesisoj u mbyll 2-0. Pjesa e dyte nderkohe nisi me nje 11-metersh per ekipin shkodran qe eshte kthyer ne gol nga Megi Doçi. Me pas, rradhen per te shenuar e ka patur sulmuesja Esi Lufo qe ka shenuar edhe golin e katert.

Per te mbyllur ndeshjen do te mendonte serish Megi Doçi qe me nje gjuajtje te forte nga jashte zone do te shenonte edhe golin e peste dhe te fundit, ndonese pas tij serish Doçi, por edhe Borci e Lufo kane perseri mundesi per te shenuar te tjere gola.

Megjithate i gjithe takimi do te mbyllej ne shifrat 5-0 per Vllaznine e cila siguron fitoren e tete rradhazi ne po kaq ndeshje te luajtura. Javen e ardhshme nderkohe do te luaje ne kryeqytet ndaj Tiranes, skuader e cila ka po aq pike sa ajo dhe kjo ndeshje do te vendose edhe fatet e skuadres “kampione te dimrit”./SHKODRA-SPORT.COM/