Vllaznia U19 fiton serish dhe kualifikohet per ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise. Mesditen e sotme ajo ka mundur 3-1 ekipin e Internacionalit duke vijuar me tej ne kete kompeticion.

Ne ndeshjen e luajtur ne Peze- Helmes, kuqeblute e trajnerit Luan Zmijani ne fakt nuk e kane nisur mire dhe kane pesuar gol qe ne minuten e 7-te teksa ka qene Rushiti qe ka kaluar ne avantazh Internacionalin.

Por avantazhi i vendasve do te zgjaste vetem pak minuta sepse Enes Papaj ne minuten e 18-te me ane te nje goditje denimi ka barazuar shifrat. Pjesa e pare kesisoj do te mbyllej ne shifrat 1-1.

Ne te dyten ne fushe do te ishte vetem Vllaznia e cila krijon disa raste shenimi por goli i avantazhit do te vononte. Do te ishte sulmuesi Ardit Nikaj ai qe dy here rradhazi, ne minutat 78 dhe 88 do te shenonte per ekipin shkodran duke i dhene fitoren 3-1.

Ne kete menyre, Vllaznia U19 eshte kualifikuar per ne turin tjeter dhe tashme pret hedhjen e shortit per te mesuar emrin e ekipit me te cilin do te ndeshet ne gjysmefinale./SHKODRA-SPORT.COM/