Turneu “3 Children & Kadet Select” qe u zhvillua ditet e fundit ne kryeqytet ka rregjistuar te parin turne zyrtar ne te cilin ka marre pjese shoqata e sapokrijuar “Nini Taekondo” me qender ne Bushat te Vau Dejesit.

E drejtuar nga Nikolin Perzefi, kjo shoqate ndonese ka vetem pak kohe qe ka filluar funksionimin e saj, ka te rregjistruar rreth 30 sportiste, nderkohe qe ne turneun nderkombetar te Tiranes mori pjese me 8 prej tyre madhe nuk munguan edhe sukseset e para.

Ndonese pjesmarres ishin disa ekipe nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, sportistet e “Nini Taekwondo” kane arritur të bëjnë një paraqitje mjaft dinjitoze.

Ne total sportistet e tij kane arritur 1 vend të para, 3 vende te dyta dhe 4 vende te treta dhe konkretisht:

Ernis Rrotani -61 kg kampion

Erglisa Lika -29 kg nënkampione

Roel Reçi -33 kg nënkampion

Aldo Pero -33 kg nënkampion

Adi Pero -46 kg. vend i 3-të

Klevis Gjinaj -49 kg vend i 3-të

Ersi Ullishta -45 kg vend i 3-të

Ronaldo Marku -44 vend i 3-të

Keto rezultate natyrisht qe jane frut i punes se bere nga sportistet nen drejtimin e trajnerit Nikolin Perzefi, zevendestrajneri Reald Rrotani dhe ndihmesi Eduart Jakaj./SHKODRA-SPORT.COM/